plazh

Nga Wiktionary

PLAZH m.

Vend i sheshtë me rërë buzë detit, liqenit a lumit, ku njerëzit lahen dhe bëjnë banja dielli; ranishtë. Plazhi i Durrësit (i Vlorës, i Pogradecit). Plazhet e vendit tonë. Çadër plazhi. Ndërtesat (kabinat) e plazhit. Shkoi në plazh.