plastik

Nga Wiktionary

PLASTIK mb.

1. Që është bërë prej plastike. Lëndë plastike. Masë plastike. Fije plastike. Gotë plastike. Këpucë (sandale) plastike. Thasë plastikë.

2. Që ka vetitë e kësaj lënde, që mund të marrë formën e dëshiruar dhe ta ruajë atë pasi të jetë përpunuar me ngrohje a me shtypje; që mund të epet. Veti plastike. Material plastik. Përpunim plastik mënyrë pune, me të cilën i jepet forma e dëshiruar metalit, llamarinës etj., ashtu sikurse edhe plastikës. Dylli (plumbi) është plastik.

3. mjek. Që bëhet në lëkurë ose në nënlëkurë me pjesë të hequra nga një vend tjetër për të rregulluar a zbukuruar pamjen e jashtme. Operacion plastik.

4. art. Që ka të bëjë me skulpturën; i plastikës. Arti plastik. Punime plastike.

5. fig. Që shquhet për lëvizje të bukura, të gjalla e ritmike; i shkathët, i zhdërvjellët, i lakueshëm. Valle (lëvizje) plastike. Gjuhë plastike. Është plastik.

6. libr. Që e ka trupin të derdhur, i hijshëm e i bukur. Bukuri plastike. Figurë plastike.

  • Vetia plastike e trurit psikol. Aftësia që ka truri i njeriut të ruajë përshtypjet a gjurmët e veprimit të ngacmuesve të jashtëm.