peshuar

Nga Wiktionary

PESHUAR mb.

  • 1. Që është matur në peshore, që është peshuar (për një mall etj.).
  • 2. fig. Që është menduar mirë e me kujdes që më përpara, që është gjykuar si duhet; i drejtë, me vend. Vendime të peshuara. Fjalë të peshuara. Masa të studiuara dhe të peshuara.
  • 3. fig. I matur; që mendon mirë para se të flasë ose të veprojë. Njeri i peshuar.