peshk

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

peshk m. sh. peshqit

  1. zool. Kafshë kurrizore e ujërave të ëmbla e të kripura, me trup shpatuk e të zgjatur si bosht, zakonisht të mbuluar me luspa, me pendë të forta anash e mbi shpinë, që merr frymë me anë të verzave. Peshk i madh (i vogël). Peshk i kuq. Peshk i njomë (i thatë, i kripur, i tymosur). Peshk i zier (i pjekur, i skuqur). Peshk deti (lumi, liqeni). Peshk me hala (pa hala). Halë peshku. Vezët e peshkut. Zë (gjuaj) peshk me grep ( me rrjetë). Noton (rrëshqet) si peshk.
  2. bised. Sharra e kurrizit, boshti i kurrizit, shtylla kurrizore (te njeriu dhe te kafshët). Peshku i kurrizit. Peshku i derrit (i viçit, i kaut) pjesa e mishtë përgjatë shtyllës kurrizore në të dyja anët.
  • E bëri peshk dikë thjeshtligj. e rrahu shumë, ia bëri kurrizin më të butë se barkun. Gomë peshku shih GOM/Ë, ~A. As mish as peshk shih te MISH,~ I. Me urdhër të peshkut iron. pa u lodhur për diçka pa bërë vetë asgjë. Mbeti si peshku në gjanë mbeti si peshku në zall. Mbeti si peshku në zall (pa ujë) mbeti pa mjete jetese, është në ngushticë të madhe, mbeti pa gjë fare. Ta pjek peshkun në buzë shih te BUZ/Ë,~A. I ka shkuar mendja për peshk dikujt i ka shkuar mendja për diçka të mirë a për diçka që gjendet me vështirësi (përdoret zakonisht në vende që janë larg detit, lumenjve a liqeneve). Zë peshk në bar shih te BAR,~I I. Hyri mish e doli peshk mospërf. shih te MISH,~ I. Peshku në det e tigani në zjarr fj. u. iron. thuhet kur një punë ende s'është kryer, kurse dikush kërkon para kohe të gëzojë të mirat që do të vijnë prej saj pasi të përfundojë; është tepër herët për diçka. Peshku i madh e ha të voglin fj. u. ai që është më i fuqishëm e zhduk më të voglin ose më të dobëtin, fiton më i forti edhe kur e drejta është në anën e më të dobëtit ose e më të voglit (karakteristikë për shoqërinë me klasa shfrytëzuese dhe për moralin borgjez). Bar peshku bot. shih te BAR,~I I. Lule peshku bot. shih te LUL/E,~ JA. Peshk elektrik zool. Peshk deti me trup të rrumbullakët, të sheshtë she me bisht, i pajisur me organe të posaçme që lëshojnë ngarkesa elektrike. Peshk fluturak zool. peshk fluturues. Peshk fluturues zool. peshk deti me dy pendët çifte të gjoksit si krahë, me të cilat fluturon ulët mbi sipërfaqen e ujit në një larësi rreth dyqind metrash. Peshk guri zool. peshk i vogël deti, zakonisht me kurriz të murrmë, që jeton në thellësi, zakonisht nën gurë re shkëmbinj e nuk hahet. Peshk pëllumb zool. peshk deti grabitqar, i familjes së peshkaqenëve, pa brinjë kërcore.

Në gjuhët tjera[redaktoni]