pesëdhjetë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

PESËDHJETË numr. them.

  • 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me pesë dhjeta, dyzet edhe dhjetë. Pesëdhjetë veta. Pesëdhjetë ditë (vjet). Pesëdhjetë vjeç.
  • 2. përd. num. rresht. I pesëdhjetë. Dhoma (kabina) pesëdhjetë. Në kilometrin pesëdhjetë. Në vitin pesëdhjetë. Vitet pesëdhjetë dhjetëvjetëshi i gjashtë i një shekulli.


PESËDHJETË numr. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit pesëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Ditën e pesëdhjetë. Minuta e pesëdhjetë.
  • 2. përd. emër. f. Një nga të pesëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndodhet një e tërë. Një e pesëdhjeta.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor.
  • 4. si em. f. vet. PESËDHJETAT (të). Periudhë prej pesëdhjetë vjetësh në jetën e njeriut. I mbushi të pesëdhjetat.