person

Nga Wiktionary

PERSON m.

  • 1. libr. Njeriu si individ; njeri, vetë. I njëjti person. Emrat e personave të pranishëm. Paprekshmëria e personit. drejt. Gatesë për katër persona.
  • 2. teatër. Personazh në një vepër dramatike. Personat veprues.
  • 3. drejt. Ndërmarrje, institucion a organizatë, që ka të drejta pasurore, që mund të marrë përsipër detyrime dhe të jetë paditës a i paditur në gjyq. Person juridik.