pazënë

Nga Wiktionary

PAZËNË mb.

  • 1. Që nuk është zënë prej dikujt a me diçka, i zbrazët a i lirë. Dhomat e pazëna të hotelit. Toka të pazëna. Vend i pazënë.
  • 2. I hapur, jo i mbyllur; që s'është mbuluar a s'është zënë ende me diçka. Vrimë (e çarë) e pazënë. Pikat e pazëna të çatisë.
  • 3. I lirë, që s'është i zënë me ndonjë punë etj. I kam dy orë të pazëna.
  • 4. bised. I pafejuar. Djali i pazënë. Është e pazënë.
  • 5. Që s'ka mbirë, që s'ka zënë ende. Zëvendësimi i bimëve të pazëna.