pavarësi

Nga Wiktionary

PAVARËSI f.

  • 1. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur. Pavarësia kombëtare. Pavarësi e plotë (e kufizuar). Pavarësi politike (ekonomike). Shpallja e parësisë. Mbrojtja e pavarësisë së atdheut. Lufta për liri e pavarësi.
  • 2. Të qenët i pavarur nga një tjetër, gjendja e dikujt që është i panënshtruar e i pavarur. Pavarësia e gruas nga burri.
  • 3. Të qenët i pakushtëzuar nga rrethana e nga shkaqe të caktuara, të qenët i pavarur nga diçka tjetër. Pavarësia e mendimeve (e gjykimit).
  • 4. gjuh. Të qenët i pavarur gramatikisht.