patate

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

PATATE f. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardheme, e cila mbillet zakonisht në toka të shkrifëta dhe bën zhardhokë që përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj.; zhardhokët e kësaj bime. Patate e ëmbël lloj patateje me tul shumë të ëmbël. Patate e kuqe lloj patateje me zhardhokë gjatoshë, që e kanë lëkuren si të kuqe. Patate e verdhë lloj patateje që e ka lëkurën në ngjyrë të verdhë të zbehtë. Patate verore. Patate të hershme (të vona). Patate të ziera (të skuqura, të fërguara, të pjekura). Kokrra patatesh. Niseshte (miell) patatesh. Qofte (pure) patatesh. Gjellë (tavë, mish) me patate. Dy thasë me patate. Buburreci (vrugu) i patates. zool. Mbjellin (shkulin) patate. Qëroj (ziej, skuq, pjek) patate.