pasdite

Nga Wiktionary

PASDITE f.

  • 1. Koha nga mesdita deri në mbrëmje; pjesa e dytë e ditës. Pasdite e nxehtë. Çdo pasdite. Tërë pasditen.
  • 2. Veprimtari kulturore e artistike në një qendër pune a në shkollë, që bëhet në gjysmën e dytë të ditës. Pasdite letrare (muzikore, tematike). Pasdite dëfrimi (vallëzimi).


PASDITE ndajf.

  • Në kohën nga mesdita deri në mbrëmje; në pjesën e dytë të ditës; pasdreke. Erdhi pasdite. Punon pasdite. Është hapur edhe pasdite.