para

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

'PARA' f.

  • 1. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar, që e nxjerr në qarkullim shteti nëpërmjet bankës dhe që shërben si masë e vlerës për shitjen e blerjen e mallrave; të holla. Para të vogla (të holla, të prishura). Para të thata para flori të vëna mënjanë. Para letër. Para xhepi të holla për shpenzime të vogla, të përditshme. Mori para. Kish vënë para mënjanë. E ruan (e kursen) paranë. Bënte para fitonte shumë. Numëroi (pagoi) paratë. Derdh paratë në arkë. Paguan me para në dorë. Theu (këmbeu) paratë. Pret (nxjerr) para. Nuk punon për para. Nderi nuk blihet me para. fj. u. Njeriu bën paranë, jo paraja njeriun. fj. u.
  • 2. vet. nj. ek. Mall i veçantë, që qarkullon në trajtën e monedhave, i cili shpreh vlerën e të gjitha mallrave të tjera dhe shërben si ndërmjetës për shkëmbimin e tyre. Malli dhe paraja. Lindja e parasë. Njësia e parasë.
  • 3. vet. nj. bised. Pasuri në të holla; kapital. Kishte para të madhe.
  • 4. vjet. Monedhë turke e kohës së sundimit osman me vlerën e një të dyzetës pjesë të groshit.
  • Sa para bën nuk vlen, është e kotë. S'lidh para shih te LIDH. Tundi paratë shih tek TUND. Pesë para gjë shih te PES/Ë,~A. U zunë (u grindën) për pesë (për dy) para spec u zunë (u grindën) për diçka fare pa rëndësi, për diçka shumë të vogël, për hiçmosgjë, kot së koti. Me pesë para në xhep shih te PES/Ë,~A. Pesë para oka (dy groshë oka) mospërf. shih tek OK/Ë, ~A. Nuk bën pesë para nuk vlen fare, nuk vlen hiçgjë, është diçka fare pa vlerë. E bëri (të bëri lëkurën) për pesë (për dy) para dikujt s'i la gjë pa thënë, ia përplasi të gjitha në fytyrë; e fëlliqi a e turpëroi para të tjerëve. Nuk i bën (nuk i vlen) lëkura një para dikujt nuk vlen fare, nuk është i aftë për asgjë. Futet pesë para në grosh shih te GROSH,~I. Nuk ka (as) pesë (as dy) para mend nuk ka mend fare, është i lehtë nga mendja, nuk thellohet fare, i merr gjërat me lehtësi; nuk ia pret mendja. Është pesë (dy) para burrë (njeri) ka trup të vogël e të imët, është shumë i shkurtër dhe i dobët, nuk ta mbush syrin nga pamja; është një njeri pa rëndësi, pa vlerë. E bleu belanë me para e kërkoi vetë një të keqe. I hodhi paratë në erë shih tek ER/Ë,~A I. Ishte gacë në para shih te GAC/Ë,~A. Është shok me para është shok i rremë dhe vetëm për interes, nuk është shok i vërtetë. Kishte para me thasë (me thes) dikush shih te THES,~I. E lidh paranë (lekun) nyjë shih te NYJ/Ë,~A. Mbeti pa para e pa pullë dikush mbeti bosh, nuk ka më asgjë, mbeti me duar zbrazur. E shiti (e bleu) për pesë para shih te PES/Ë,~A. Njihet (dallohet) si paraja e kuqe mospërf. shih te KUQ (i), ~E (e). Ka prerë para të madhe dikush shih te PRES I. Të thyente kokën (kryet) me para shih te THYEJ. Paraja e bardhë për ditë të zezë vjet. paratë e kursyera e ndihmonin njeriun të kalonte më lehtë një gjendje të vështirë në ditë fatkeqësish etj.



PARA f.

  • 1. Fem. e PAR/Ë,~I (i) 1,2. E para e klasës.
  • 2. Gjellë (si supa, makaronat etj.), që hahet në fillim të drekës a të darkës përpara gjellës kryesore a të dytë.
  • 3. vet. nj. Fillimi i një pune, kreu. Nisën nga e para. E shpjegoi edhe një herë nga e para.
  • 4. si fj. ndërm. Së pari.
  • E para e punës në radhë të parë, së pari; kryesorja. E priti me të parat dikë e priti keq, e priti me këmbët e para.



PARA

I. ndajf.

  • Përpara. Eci (bëri) para. U ul para. Bëri një hap para. Iu vuri bukën para. Mos i dil para. Para-marsh! komandë, e cila jepet që të nisë ecjen një njeri ose një grup njerëzish, të vënë në rresht për stërvitje, për mësim etj.

II. parafj. Përdoret me një emër a me një përemër në rasën rrjedhore, që shënon:

  • 1. Njeriun, sendin ose vendin, përballë a në anën e përparme të të cilit ndodhet dikush a diçka, lëviz një gjë etj.; kund. prapa; pas. Para shtëpisë. Para oxhakut. Para derës. Para hyrjes së godinës. Mos dil para makinave! Rrinte para meje.
  • 2. Njeriun ose grupin e njerëzve, në prani të të cilëve vepron dikush ose me të cilët ballafaqohet dikush. Rrinte urtë para t'et (para mësuesit). S'e pinte duhanin para babait. E kritikuan para kolektivit (para klasës, para shokëve). E nxorën para gjyqit.
  • 3. Gjendjen a dukurinë, përballë së cilës ndodhet a vihet dikush. Para rrezikut. E vunë para përgjegjësisë. Gjendet para një problemi të vështirë.
  • 4. Kohën, datën, ngjarjen etj., në prag të së cilës bëhet diçka; veprimin a dukurinë që i prin një ngjarjeje a një veprimi tjetër; kund. pas. Para nisjes. Para dreke. Para Vitit të Ri. Para Çlirimit. Para zgjedhjeve. Para erës së re. E plotësuan planin para afatit të caktuar (dy muaj para zotimit). Erdhi para kohe.
  • 5. Kohën që ka kaluar duke u nisur nga e sotmja; kund. pas. Para një jave (një muaji). Para disa ditëve. Para dy vjetësh.
  • 6. Njeriun a sendin me të cilin krahasohet dikush a diçka; në krahasim me..., ndaj... Nuk vlente para tij. S'ishte gjë para të vëllait.

III. pj. Përdoret së bashku me pjesëzat mohuese nuk, s', mos për të zbutur pak kuptimin e foljes, me të cilën lidhet. S'para i pëlqente nuk i pëlqen edhe aq. Nuk para sheh nga sytë nuk sheh aq mirë. S'para bën nuk është aq i përshtatshëm sa duket. Mos para e ngacmoni (e përkëdhelni)! mos e ngacmoni (e përkëdhelni) edhe aq shumë! Mos para i dilni në sy! mos i dilni aq dendur para sysh!; përpiquni t'i dilni sa më pak para sysh!

  • Para (përpara) se... lidh. shih te PËRPARA. Para së gjithash shih te GJITHË (i,e). Para (përpara) hundës së dikujt shih te HUND/Ë,~A. Para (përpara) syve të dikujt shih te SY,~RI. Bëj (çaj) para (përpara) shih te PËRPARA. Vetë para e vetë pas fillikat i vetëm, pa njeri tjetër. Nuk i dilet para (përpara) shih te PËRPARA. E vuri (e mori) para (përpara) dikë shih te PËRPARA. E ka vënë punën para (përpara) shih te PËRPARA. E ka parë diellin para teje shih te SHOH. E kemi të ardhmen para (përpara) shih te PËRPARA.



PARA- fjalëform.

  • Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para dhe shërben për të formuar:
  • a) emra p.sh. parabimë, paraçlirim, paradite, paradreke, paradhënie, paradhomë, parafjalë, parafolës, parakthinë, parakusht, parapleqëri, paraprovim, pararojë, parastërvitje, parashtesë, parathënie etj.
  • b) mbiemra p. paraardhës-e, parafundor-e, parakapitalist-e, i parakohshëm, parakombëtar-e, parambrojtës-e, parashkollor-e, paratheksor-e, paraushtarak-e etj.
  • c) folje p.sh. paracaktoj, parafytyroj, parakaloj, paralajmëroj, parandaloj, parapaguaj, parapëlqej, parapërgatit, paraqit, parashikoj, parashtroj etj.
  • d) ndajfolje p. parasysh etj.