përshtypje

Nga Wiktionary

PËRSHTYPJE f.

  • 1. Mbresë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim a dëgjojmë, diçka që përjetojmë dhe që zakonisht ruhet për një kohë të gjatë. Përshtypje e thellë (e madhe). Na bëri (na la) përshtypje shumë të mira (të këqija). Nuk i bëri asnjë përshtypje.
  • 2. Mendimi që kemi formuar për dikë a për diçka, pasi e kemi parë, pasi jemi njohur nga afër me të etj. Përshtypja nga muzeu (ekspozita). Përshtypjet e të huajve për vendin tonë. Krijon përshtypjen se... Kam përshtypjen se...
  • 3. Shënime rreth dikujt a diçkaje, që përmbajnë mbresat që na ka lënë, mendimin e vlerësimin tonë për të. Përshtypje udhëtimi. Libri i përshtypjeve.