përfundim

Nga Wiktionary

PËRFUNDIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PËRFUNDOJ, PËRFUNDOHET. Përfundimi i mbjelljeve. Përfundimi i punimeve. Është në përfundim e sipër.
  • 2. Fundi i diçkaje, mbarim, mbyllje. Para përfundimit të mbjelljeve. Në përfundim të kampionatit.
  • 3. Diçka që del ose që arrihet nga mbarimi i një pune dhe nga përpjekjet që bën dikush; rezultat. Kemi arritur përfundime të mira (të kënaqshme).
  • 4. bised. Nota mesatare e fundit, që vihet kur mbarojnë mësimet, në provimet etj. (në shkolla e kurse). Përfundimet vjetore. Nxjerr përfundimet e nxënësve. Pati përfundime të mira.
  • 5. Mendim përgjithësues që nxirret pasi shqyrtohet e studiohet një çështje ose diçka tjetër, duke u mbështetur në të dhëna të ndryshme; rrjedhim, pasojë. Përfundim logjik. Arriti në një përfundim të drejtë. Nxjerr si përfundim. Përfundim që del nga përvoja. Si përfundim...
  • 6. mat. Shuma a numri që del nga një veprim matematik, rezultat. Përfundimi i pjesëtimit. Nxjerr përfundimin.