oriz

Nga Wiktionary

ORIZ m. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta me kërcell të drejtë e me nyja, që mbillet e rritet në ngastra me ujë dhe që bën kokrra të vogla si të grurit; kokrrat e kësaj bime, me të cilat bëjmë pilaf ose gjellë të tjera. Oriz i veshur (i zhveshur, i qëruar, i rrahur). Kokrrat e orizit. Miell (lëng) orizi. Fidane orizi. Oxhakë orizi. Gëzhutat e orizit. Oriz me qumësht sytliaç. Fabrika e zhveshjes së orizit. Mbjellin (korrin, shijnë) orizin.
  • Nuk mban më ujë orizi (pilaf, kosi, vera) shih tek UJ/Ë,~I. E bëri dy ujë e një oriz shih tek UJ/Ë, ~I. S'ka oriz pa gurë fj. u. shih te GUR,~I.