orë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

ORË I f.

  • 1. Njësi kohe që është e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesë të ditës e të natës dhe që ka gjashtëdhjetë minuta. Një gjysmë (një çerek) ore. Dita ka dymbëdhjetë orë. Punoj tetë orë. E bëri rrugën për gjashtë orë. Fluturon me shpejtësi tetëqind kilometra në orë. U mbush një orë. Erdhi pas dy orësh. U vonua një orë e gjysmë. Kaluan tri orë. Paguhet me orë.
  • 2. Kohë prej dyzetepesë ose gjashtëdhjetë minutash, gjatë së cilës bëjmë diçka, pushojmë etj.; kohë e tillë që përdoret për një mësim dhe që shërben si njësi për të caktuar ngarkesën mësimore të mësimdhënësit. Orë mësimore (ora e mësimit). Orë akademike kohë prej rreth pesëdhjetë minutash. Ora e gjuhës (e leximit, e historisë, e fizikës). Ora e punës politike (e vizatimit, e punës me dru, e stërvitjes ushtarake, e praktikës mësimore). Orë pushimi (çlodhjeje). Filloi ora e dytë. Mbaroi ora. Kemi një orë bosh. bised. Ka shumë orë (një mësues). Jep gjashtë orë në javë.
  • 3. astr. Njësi kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimit të Tokës ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtime të veçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) ora që miratohet me ligj në një vend. Ora lokale ora që përcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjet të Tokës.
  • 4. Kohë e caktuar me numër sipas ndarjes së ditës a të natës në dymbëdhjetë pjesë ose të ditës e të natës së bashku në njëzet e katër pjesë; kohë e caktuar si cak. Sa është ora? Erdhi në orën tetë. Në orën shtatë të mëngjesit. Në orën dymbëdhjetë të natës (në orën njëzet e katër). Në orën katër pasdite (në orën gjashtëmbëdhjetë). Në ç'orë do të shihemi? Në ç'orë fillon puna? U ngrit me dy orë natë.
  • 5. Kohë e papërcaktuar me përpikëri, zakonisht e shkurtër, gjatë së cilës ngjet diçka, kryhet një veprim etj., çast, kohë. Ore për (me) orë nga një çast në tjetrin; shumë shpejt, fare së shpejti. Në orët e para të ditës (në orët e mëngjesit). Orë pas ore kohë pas kohe, herë pas here. Erdhi në orët e vona. Kaluam disa orë të këndshme. Iu gjend në orët më të vështira. Kishte ardhur ora e shpagimit. S'i ka ardhur ora kësaj pune. Erdhi ora e madhe. Rrinte me orë të tëra rrinte një kohë mjaft të gjatë. Në atë orë erdhi edhe ai në atë çast erdhi edhe ai. I erdhi ora e fundit (ora e vdekjes) i erdhi çasti i fundit, është para vdekjes. E prisnin nga një orë në tjetrën. Ç'sjell (ç'bie) ora, s'e sjell (s'e bie) moti (viti). fj. u. Ç'sjell minuta s'e sjell ora (s'e sjell moti). fj. u.
  • 6. bised. Kohë e caktuar posaçërisht për diçka; orari. Ora e pritjes. Ora e nisjes (e arritjes). Ora e pagesave.
  • 7. Vegël e posaçme me një fushë të ndarë në dymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj. dhe që shërben për të matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orës. Zinxhiri (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) ora. Ra ora (zilja e orës).
  • Sa (te) ora përnjëherësh, në çast, atë çast. Orë e çast vazhdimisht, duke u përsëritur shumë dendur, herë pas here dhe shpesh. Orë e minutë gjithnjë, orë e çast. Orë e kohë gjithnjë, orë e çast. Orë e pa kohë herë pas here; në kohë të papërshtatshme, kohë e pa kohë. I orës së fundit që është dhënë në kohën më të afërt, që sapo është dhënë nga dikush (për një lajm a njoftim). I orës së parë (i orëve të para) i fillimit të diçkaje, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari; i flaktë. Ora me dorë (ora me një)
  • a) shpejt e mirë;
  • b) me siguri, një me një. Një orë (çast, sahat) e më parë sa më shpejt, në një kohë sa më të afërt. Ra ora për diçka u dha shenja e fillimit të diçkaje; erdhi koha për diçka. I ndreqi orët me dikë keq. thuri a kurdisi planet me dikë kundër dikujt tjetër, i bashkërendoi veprimet me dikë kundër një tjetri. Nuk e zë ora dikë a diçka
  • a) është në mbarim e sipër, merr fund së shpejti;
  • b) do të niset, do të largohet së shpejti. Mos të zëntë ora! mallk. vdeksh! I ka orët të numëruara është në mbarim e sipër, po i vjen fundi, s'e ka të gjatë. I bie ora (sahati) gjithnjë shtatë (dymbëdhjetë, tetë) nuk mërzitet fare; nuk shqetësohet për asgjë, nuk bëhet merak fare; qëndron gjithnjë në mendimin e vet, s'luan nga e vetja.

ORË II f.

  • 1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua, si një gjarpër etj., besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut (e shtëpisë, e fisit). Ora e Shalës. Ora e përrallave. Të shitoftë (të preftë) ora! mallk. Shkoftë ora e dëgjoftë! ur. qoftë për të mirë, u bëftë ajo që dëshiron! Të vdektë ora! mallk. Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë! mallk.
  • 2. fig. vjet. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e tetë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! ur. I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s'e ndihmon më fati.
  • Ora e shtëpisë euf. bolla. Ia ha orën dikujt shih te HA. I hipën (i erdhën) orët dikujt u ndërkrye, u bë si i çmendur, i hipën xhindet. Ishte me orë të këqija (të liga) ishte në gjendje të keqe shpirtërore, ishte i zemëruar a i mërzitur. Iu lig (iu ligështua) ora dikujt vjet. I ra hovi i mëparshëm, iu prenë krahët, e lëshoi zemra, u ligështua. I ka vdekur ora dikujt a diçkaje ka marrë fund dikush a diçka. I ndërruar orësh i prishur nga mendtë, i shituar, i shkalur, i shuplakur; budalla. Ngre orën kundër dikujt nis a ndërmarr një veprim kundër dikujt. Njeri me orë njeri që bën si t'i shkrepet, njeri me teka. I zbritën (i ranë) orët u qetësua, i ra inati. E kishte orën gjallë vjet. i shkonte puna mbarë, kishte gjithnjë fat, e ndihmonte fati vazhdimisht. E mori ora e ligë shkoi dëm; vdiq. Iu pre ora (dita) shih te PRITEM I.