opinion

Nga Wiktionary

OPINION m.

  • 1. Mendimi i përgjithshëm a i një kolektivi të caktuar për një çështje, për veprimet e dikujt etj.; mendimi që mbizotëron në një shoqëri, në një kolektiv etj. Opinioni shoqëror (kolektiv, publik). Opinioni ndërkombëtar. Opinioni politik. Opinioni i përgjithshëm. Opinioni zyrtar. Përgatit opinionin. Krijohet (formohet) një opinion i shëndoshë. Në kundërshtim me opinionin.
  • 2. Mendim që kemi formuar për dikë a për diçka, gjykimi e vlerësimi ynë për të; bindja se dikush a diçka është ashtu si e njohim ose si e mendojmë. Opinion i mirë (i keq). Kam opinion të mirë për të. Shpreh opinionin tim.