nuse

Nga Wiktionary

NUSE f.

  • 1. Vajza që po martohet, vajza në ditët e dasmës; grua e re e sapomartuar. Nuse e bukur (e re). Dita e nuses. Dhëndri e nusja. Rrobat a nuses. Vajzat e nuset e fshatit. U bë (u nis) nuse u vesh e u stolis në ditën e martesës (për vajzat). Vesh (nis, stolis) nusen. Marrin nusen krushqit. Shkoi (doli) nuse u martua (për vajzën). Mori nuse u martua (për djalin). I zuri nuse djalit. vjet. e fejoi. Doli nuse nga shtëpia. Nuse me tela
  • a) vajzë e zbukuruar për t'u martuar;
  • b) vajzë shumë e bukur e shumë e mirë.
  • 2. Gruaja e djalit (në marrëdhënie me prindërit dhe njerëzit e tjerë të dhëndrit), e reja. Nusja e djalit. Vjehrra dhe nusja.
  • 3. Figurë e mitologjisë popullore, që përfytyrohej si një vashë e bukur me flokë të gjatë, e cila ruante ujërat, burimet, pyjet etj. Nusja e ujërave floçka. Nuset e malit të jashtësmet. Nuse deti sirenë.
  • 4. Dordolec. Nuse misri. Nuse kopshti.
  • 5. shih NUSK/Ë,~A II.
  • Nuse për mur (nuse muri) shih te MUR,~I. E bëri nuse (lule, usta, çeço) shih te BËJ. I rri nuse
  • a) i rri gati për çdo kërkesë a dëshirë;
  • b) i nënshtrohet, i bindet për çdo gjë. Rri si nuse nuk flet, nuk e hap gojën; nuk bën gjë, rri duarkryq. Ia hoqi vellon nuses shih te VELLO,~JA. Është nuse e re diku nuk e njeh një mjedis të ri a një punë të re. E mori nusen lakuriq shih te LAKURIQ. Kjo është nusja, ky është dhëndri kjo është gjendja e një pune; këto janë rrethanat ose mundësitë për të bërë diçka. Po të bëhem përsëri nuse, di të nusëroj kam fituar përvojë nga një punë e vështirë, jam tashmë në gjendje ta bëj ndryshe e më mirë diçka. Buzë nuseje bot. shih te BUZ/Ë, ~A. Nusja e syrit bebja e syrit. Zog nuseje (zog rrëfeshku) shih te ZOG,~U. Nusja e lalës zool. Nuselala, bukla, nuse e djemve, nuse e mirë, nuse e bukur. Nuse pashke zool. Mollëkuqe.