notoj

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Folje[redaktoni]

notoj jokal.

  1. Qëndroj e zhvendosem në ujë duke lëvizur gjymtyrët dhe trapin, bëj not; lëviz në ujë (për kafshët e ujit). Notoj në shpinë. Noton me një dorë. Mësoj (di) të notoj.
  2. vet. veta III. Qëndron në sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër; pluskon; kund. zhytet. Noton ajka mbi qumësht. Noton lyra në tenxhere (mbi supë).
  3. vet. veta III. Lëviz ngadalë në lartësi ose në hapësirën e qiellit (për retë etj.). Notojnë retë (avujt e vapës).
  4. vet. veta III fig. Më del diçka para sysh a në kujtesë dhe lëviz ngadalë ose në mënyrë të turbullt. Më noton në kujtesë (para syve).
  5. fig. Endem në një gjendje të vështirë ose të padëshirueshme.
  6. fig. Kam diçka me bollëk; jam i zhytur në diçka. Notonin në ar (në para, në flori). Notojnë në bollëk.
  • Noton në të njëjtat (në po ato) ujëra me dikë keq. shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) në një (në dy) gisht ujë shih tek UJ/Ë,~I.

Në gjuhët tjera[redaktoni]