ngrirë

Nga Wiktionary

NGRIRË mb.

  • 1. Që është kthyer në akull; i mbuluar me akull; që është ngurtësuar nga të ftohtët. Ujë (vaj) i ngrirë. Borë e ngrirë. Xhama të ngrirë. Tokë e ngrirë.
  • 2. Që është ngurtësuar e mbajtur në temperaturë të ulët për ta ruajtur nga prishja. Mish (peshk) i ngrirë. Fruta (perime) të ngrira.
  • 3. Që ka humbur ndjeshmërinë dhe aftësinë për të lëvizur nga të ftohtët. Me duar (me këmbë) të ngrira.
  • 4. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur; fig. që ka humbur shprehjen e gjallë, i pajetë. Shprehje (buzëqeshje) e ngrirë. Rri si i ngrirë. Mos e mbaj trupin të ngrirë!
  • 5. I shtrirë mirë e i bërë me kollë, që të rrijë drejt e pa rrudha; i hekurosur mirë (për veshjet). Me jakë të ngrirë. Me pantallona të ngrira.
  • 6. I larë me ar e me argjend; i qëndisur me fije ari a argjendi. I ngrirë në ar (në argjend). Kobure e ngrirë në serm (në argjend).
  • Me gjak (me zemër) të ngrirë duke pritur me frikë a me shqetësim të thellë diçka të keqe, me frikë a me tmerr në zemër.