naze

Nga Wiktionary

NAZE f. vet.

  • 1. Sjellje a qëndrim i dikujt që bën sikur nuk e do ose nuk i pëlqen diçka; shprehje mospëlqimi për një gjë, për një punë. U bën naze gjellëve. Nuk i bën naze punës. Lëri nazet!
  • 2. Lëvizje, sjellje ose të folur me përdredhje për të tërhequr vëmendjen e për t'u pëlqyer të tjerëve, ojna. Flet me naze. Ka shumë naze. Është plot naze.