nënkuptoj

Nga Wiktionary

NËNKUPTOJ kal.

  • 1. Lë që të kuptohet tërthorazi diçka që e kam ndër mend, por që nuk e shpreh qartë ose e them vetëm përgjysmë; e kam fjalën diku. Më la të nënkuptoj se... Çfarë nënkupton me këtë?
  • 2. vet. veta III. Përmban në vetvete si kusht, e ka si pjesë të domosdoshme, parakupton. Diktatura e proletariatit nënkupton ngritjen e rolit të klasës punëtore.