mundohem

Nga Wiktionary

MUNDOHEM vetv.

  • 1. Përpiqem të kryej një punë të vështirë, të arrij diçka që do mund, lodhem në një punë të rëndë etj.; përpiqem mjaft për t'ia dalë mbanë një pune, bëj çmos për t'ia dalë në krye. U mundua shumë (kot). Përse je munduar? Do të mundohem ta bëj (ta mbaroj). S'u lodhe sot, do të mundohesh mot. fj.u. Kush mundohet t'i bëjë varrin tjetrit, bie vetë brenda. fj.u.
  • 2. Heq vuajtje të mëdha trupore e shpirtërore; heq dhembje të mëdha; e kaloj jetën me përpjekje e me mundime. Është munduar tërë jetën. U mundua gjatë lindjes. U mundua në vdekje.
  • 3. Pës. e MUNDOJ.