mundim

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

mundim m.

  1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve MUNDOJ, MUNDOHEM.
  2. Përpjekje e madhe trupore e mendore për të arritur diçka, për të kryer zakonisht një punë të rëndë, të lodhshme a të vështirë; lodhja që vjen nga kjo përpjekje; mund. Mundim i madh. Ka (do) shumë mundim diçka. S'ia vlen mundimi. I shkoi (i vajti) mundimi kot (dëm, huq). Bëj mundim! mundohu; përpiqu! S'merr mundimin të bëjë diçka nuk i hyn fare një pune; s'mundohet fare, as që përpiqet të bëjë diçka. Vë dikë në mundim e detyroj dikë të bëjë një punë për mua, i kërkoj një shërbim, e mundoj.
  3. zakon. Vuajtje trupore e shpirtërore që krijojnë për dikë një gjendje të rëndë; hidhërime, brenga e dhembje që na shkakton dikush a diçka. Mundimet e prindërve. Mundimet e atdhetarëve të Rilindjes. Rrugë me (plot) mundime. Hoqi mundimet e dynjasë. Jetoi (vdiq) me mundime.