mundësi

Nga Wiktionary

MUNDËSI f.

  • 1. Të qenët i mundshëm, të qenët i zbatueshëm, i plotësueshëm, i lejueshëm, i pranueshëm etj.; kund. pamundësi. Nuk përjashtohet mundësia e jetës në yllin Mars. Ka mundësi është e mundshme; ka të ngjarë.
  • 2. kryes. Tërësi rrethanash a kushtesh të volitshme që e bëjnë të mundshme diçka; rast i volitshëm për të bërë diçka; tërësia e mjeteve, e forcave, e burimeve materiale ose e aftësive mendore e morale që na lejojnë të kryejmë diçka. Mundësi të mëdha. Mundësi ekonomike (materiale, financiare, teknike). Mundësi të panjohura (të pashfrytëzuara, të paparashikuara). Mundësia e vetme (e fundit). Mundësitë e pakrahasueshme të sistemit socialist. Janë (janë krijuar, i kemi, iu dhanë, u shfrytëzuan) të gjitha mundësitë. Kjo jep (krijon) mundësi për të ecur përpara. Secili sipas mundësive, secilit sipas punës.
  • 3. filoz. Kategori që pasqyron zhvillimin dialektik të botës objektive, shkaqet dhe etapat e ndryshme të lindjes e të zhvillimit të sendeve e të dukurive; prirje e caktuar në procesin e zhvillimit të një sendi a të një dukurie, që lind gjithnjë nga një shkak dhe që mund të arrihet nëse janë kushtet e nevojshme. Mundësi reale mundësi që i ka të gjitha kushtet e nevojshme të realizohet. Mundësi abstrakte mundësi që nuk mund të shndërrohet në realitet, sepse mungojnë parakushtet për realizimin e saj. Mundësi objektive. Mundësia u kthye (u shndërrua) në realitet.