muaj

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

muaj m.

  1. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës; kohë prej rreth tridhjetë ditësh me radhë. Muajin e ardhshëm (e shkuar). Muaji shkurt (maj, gusht, tetor...). Muaji i parë (i dytë...) i vitit. Muajt e gjatë muajt që kanë 31 ditë. Muajin tjetër. Muajin që vjen (që shkoi). Këtë muaj. Çdo muaj. Muajt e pranverës (e verës, e vjeshtës, e dimrit). Një muaj si sot pas tridhjetë ditësh duke filluar që sot. Një muaj ditë tridhjetë ditë. Muaj për muaj. Java e parë (e dytë, e tretë, e katërt) e muajit. Dy herë në muaj. Në fillim (në fund) të muajit. Në muajin e parë (e shtatë) të barrës. Në muajin e lindjes. Iku (u mbush) muaji. Pushoi një muaj. Kaloi një muaj e gjysmë. Kthehet (shkon) pas dy muajsh. S'e zuri muaji (s'u mbush muaji). S'i mbushi gjashtë muaj. Po bën muajin (dy muaj, tre muaj). Dita m'u duk muaj dita m'u duk tepër e gjatë.
  2. Kohë prej tridhjetë ditësh (prej katër javësh) që i kushtohet dikujt a diçkaje ose gjatë së cilës zhvillohet posaçërisht një veprimtari e caktuar (shoqërore, politike, artistike, sportive etj.). Muaji i librit (i shtypit). Muaji i letërsisë. Muaji i pyjeve (i luftës kundër gërryerjeve). Muaj sulmi muaj gjatë të cilit punohet me goditje të përqendruar për të kryer një detyrë.
  • Muaji i mjaltit muaji i parë i jetës bashkëshortore. Ato të muajit euf. gjakrat, të larat, zakonet.

Në gjuhët tjera[redaktoni]