mrekulli

Nga Wiktionary

MREKULLI f.

  • 1. Diçka e pabesueshme, që s'mund të ndodhë në të vërtetë e që nuk shpjegohet me ligjet e natyrës, por kryhet gjoja nga një forcë e mbinatyrshme, çudi (sipas fesë e besëtytnive). Nuk u beson kush mrekullive.
  • 2. Diçka që të bën për vete, të mahnit me cilësitë e rralla, me bukurinë, me forcën, me madhështinë e vet etj.; diçka e jashtëzakonshme, shumë e mirë, që na tërheq pa masë, vepër a arritje e shkëlqyer, gjë e përsosur që të çudit. Mrekulli e madhe. Mrekullia më e madhe. Mrekulli e krijuar nga njeriu (nga rinia). Mrekulli të e artit popullor (e krijimtarisë popullore, e shkencës). Mrekullitë e punës sonë (e luftës sonë). Është një mrekulli. Kanë bërë mrekulli.
  • 3. përd. ndajf. bised. Shumë mirë, shumë bukur. Punon mrekulli. Shpëtoi mrekulli. E flet gjuhën mrekulli.
  • Për mrekulli
  • a) shumë mirë, shumë bukur;
  • b) mrekullisht.