motiv

Nga Wiktionary

MOTIV I m.

  • Shkaku që nxit e vë në lëvizje dikë për të bërë diçka, arsyeja që të shtyn për një veprim ose për një qëndrim a sjellje të caktuar. Motiv i rëndësishëm (i fuqishëm, fisnik, i ulët, i panjohur). Motiv politik (ideologjik, revolucionar, historik). I shtyrë nga motive vetjake. Motivi nuk dihet.


MOTIV II m.

  • 1. muz. Njësia më e vogël e më e thjeshtë ritmike e melodisë, që përbëhet zakonisht nga dy a tre tinguj të bashkuar në një theks; melodi. Motiv i ëmbël (i bukur). Motive të gëzuara. Motive partizane. Motive të njohura. Motive të muzikës së lehtë. Këndonte po atë motiv.
  • 2. art., let. Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; ideja kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij; fill që përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund. Motivi kryesor. Motive plotësuese (të njohura). Motive kombëtare (popullore) në qilima (në qëndisma, në banesa). Motivi i veprës letrare (i poezisë). Motive nga vallet popullore. Është ndërtuar (është hartuar) sipas motiveve të vjetra.