monumental

Nga Wiktionary

MONUMENTAL mb.

  • 1. Që përbën një monument; që të lë mbresë me përmasat e veta të mëdha ose me madhështinë e vet; madhështor. Vepër monumentale. Ndërtesë (urë) monumentale. Ansambli monumental i Varrezave të Dëshmorëve.
  • 2. Që ka rëndësi e vlerë të madhe historike, kulturore, artistike etj. për të kaluarën e një populli a të një vendi. Qendër monumentale. Pasuri monumentale.
  • 3. art. Që shquhet me përmasat e veta të mëdha; që shprehet në trajta shumë të mëdha e përgjithësuese. Pikturë (skulpturë, tablo) monumentale. Kompozim monumental.
  • 4. fig. I shquar, me rëndësi a me vlerë të madhe; madhështor. Veprat monumentale të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Studime monumentale.