monopol

Nga Wiktionary

MONOPOL m.

  • 1. E drejtë që e ka vetëm dikush (shteti, një sipërmarrje etj.) për të prodhuar diçka, për të tregtuar një mall ose për të përdorur a shfrytëzuar diçka. Monopol shtetëror. Monopoli i kripës. Monopoli i tregtisë së jashtme. Pullë monopoli pullë që vihej në qarkullim e shitej vetëm nga shteti dhe ngjitej detyrimisht në dokumente të ndryshme zyrtare. Ka monopolin. Ka vendosur monopolin.
  • 2. ek. Bashkim i madh kapitalistësh që krijohet në periudhën e imperializmit nga përqendrimi i prodhimit e i kapitalit për të vendosur sundimin e vet në një fushë të ekonomisë e në jetën politike me qëllim që të nxjerrë fitime sa më të mëdha. Monopolet e mëdha kapitaliste. Monopolet ndërkombëtare. Monopolet për shfrytëzimin e qymyrgurit (e naftës). Sundimi i monopoleve. Çmime monopoli çmime që e kalojnë çmimin e prodhimit të mallrave dhe vlerën e tyre, çmime shumë të larta që përdoren nga monopolet për të nxjerrë fitime sa më të mëdha. Konkurrenca ndërmjet monopoleve. Format kryesore të monopoleve janë kartelet, sindikatat, trustet e koncernet.
  • 3. fig. libr. E drejtë a mundësi që e ka vetëm dikush; zotërim a sundim i plotë i dikujt në një fushë të caktuar. S'e ka monopol. E bëri monopol. Puna në organet drejtuese s'është monopol i burrave. Dijet nuk janë më monopol i pak vetave (i klasave shfrytëzuese). Theu monopolin e armëve bërthamore.