mjellmë

Nga Wiktionary

MJELLMË f. zool.

  • 1. Shpend i madh uji, me qafë të gjatë e të lakueshme, me krahë të gjerë, me pendë zakonisht të bardha e të shkëlqyeshme si bora, që shtegton. Mjellmë e bardhë. Mjellmë e butë. E bukur (e bardhë) si mjellmë. Pendët e mjellmës.
  • 2. fig. përk. Vajzë a grua e re, e bukur dhe e urtë.
  • Kënga e mjellmës libr. vepra e fundit e një shkrimtari, piktori, kompozitori etj., shfaqja e fundit e talentit të një krijuesi (sipas një legjende se gjoja mjellma këndon vetëm një herë, përpara vdekjes).