mjedis

Nga Wiktionary

MJEDIS m.

  • 1. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu a një qenie tjetër, ndodhet e ndryshon një send, zhvillohet një dukuri etj.; gjithçka që rrethon një organizëm dhe ndikon mbi të; hapësira a sendet që na rrethojnë; ambient. Mjedisi rrethues. Mjedisi gjeografik. Mjedisi i jashtëm. Mjedis përcjellës. elektr. Mjedis veçues. elektr. Mjedis shpërndarës. kim. Përshkrimi i mjedisit.
  • 2. Kushtet shoqërore dhe të jetës, në të cilat rron e vepron njeriu; grup njerëzish të një profesioni etj. a me kushte të tilla të përbashkëta, në gji të të cilit rron e punon dikush; ambient. Mjedis shqiptar. Mjedisi arbëresh. Mjedis punëtorësh. Mjedisi shoqëror. Mjedis borgjez (i huaj). Mjedis i ftohtë.