mirazh

Nga Wiktionary

MIRAZH m.

  • 1. Dukuri që shkaktohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit me dendësi të ndryshme dhe që krijon te njeriu përshtypjen e rreme të shtresave të ujit, të sendeve të përmbysura kokëposhtë ose të shformuara etj.; vegimi a përshtypja e rreme që krijohet nga kjo dukuri. Mirazh mjegullor. Mirazhet e shkretëtirës. Mirazhi i një anijeje (i një ishulli, i një qyteti, i një liqeni). Mirazhe në vapë. Pa një mirazh. U zhduk mirazhi.
  • 2. fig. libr. Përshtypje e rreme, pamje a dukje mashtruese, iluzion. Mirazhe joshëse. Mirazhi i sukseseve (i fitoreve, i premtimeve). Bota e mirazheve.