mirësi

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MIRËSI f.

  • 1. Të qenët i mirë, vetia e një njeriu të mirë, shpirtmirësi, zemërbardhësi. Ka mirësi. Ishte gjithë mirësi. Është i njohur për mirësinë e tij.
  • 2. Butësi, ëmbëlsi, dashamirësi; sjellje e njerëzishme. E shikoi (i buzëqeshi) me mirësi. I foli me mirësi. E priti (e përcolli) me mirësi.
  • 3. E mirë që i bëjmë një tjetri, nder. I kërkoi një mirësi. I bëri një mirësi të madhe. Nuk i harron mirësitë. Mirësia shpërblehet me mirësi. fj. u.
  • 4. kryes. Të mirat, vlerat, dobitë. Mirësitë e natyrës (e tokës, e vendit).
  • 5. vet. nj. vjet. E mira, dobia. Punonin për mirësinë e Atdheut.
  • 6. zakon. nj. Mirëqenie. Jeton në mirësi.
  • 7. bised. Dolli, urimi që ngremë për dikë. Ngremë nga një mirësi për krushkun. Filluan shëndetet dhe mirësitë. Mirësi për të zotët e shtëpisë!
  • 8. vet. nj. libr. Përdoret së bashku me foljen kam kur i drejtohemi dikujt me nderim të theksuar. Kini mirësinë të na urdhëroni (të na nderoni me ardhjen tuaj). Pati mirësinë të më shkruante menjëherë. Shpresoj se do të kini mirësinë ta lexoni me kujdes letrën time.