metër

Nga Wiktionary

METËR m.

  • 1. Njësi kryesore për matjen e gjatësisë, që ndahet në njëqind centimetra dhe që është vënë në bazë të sistemit të masave të gjatësisë (shkurt. m). Metër katror njësi e matjes së sipërfaqes, e barabartë me sipërfaqen e një katrori, brinja e të cilit është një metër (shkurt. m2). Metër kub njësi e matjes së vëllimit, e barabartë me vëllimin e një kubi, brinja e të cilit është një metër (shkurt. m3). Një metër stof. Dy metra thellë.
  • 2. Rrip i ngushtë prej rrobe a prej lënde tjetër ose vizore prej druri, prej metali etj., që ka këtë gjatësi, ndahet në centimetra dhe përdoret si mjet për të matur gjatësinë e diçkaje. Metër çeliku. Metër zdrukthëtari. Mat me metër. I vuri metrin e mati me metër.
  • 3. fig. Masë vlerësimi; tregues. Është metër për të vlerësuar diçka. E mat me metrin e vet e vlerëson sipas vetes.
  • 4. let. Ndërtimi i vargut sipas numrit e rendit të rrokjeve të theksuara e të patheksuara; masa e vargut. Metër i lirë. Metri i vargut. Llojet e metrave.
  • 5. kryes. bised. Pjesë e një sendi a e një vendi me një farë gjatësie. Dolën nga kombinati metrat e parë të stofit. Vrapuesit janë në metrat e fundit të garës.