martesë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MARTESË f.

  • 1. Bashkim i ligjshëm i një burri me një grua për të krijuar familje; marrëdhënie bashkëshortore; koha sa zgjatin këto marrëdhënie. Martesë e lumtur. Martesa e parë. Martesë e ligjshme (e paligjshme, e jashtëligjshme). Dokumenti (akti) i martesës. Mosha për martesë. Vajzë (djalë) për martesë. Gjatë martesës. Fëmijë jashtë martese. Lidh martesë martohem. Zgjidhi (prishi) martesën u nda me ligj nga bashkëshorti. Festojnë 25-vjetorin e martesës. Martesa me grupe. etnogr. forma më e vjetër e martesës, kur çdo burrë i njërit prej të dy grupeve të një fisi mund të bashkëjetonte me çdo grua të grupit tjetër, ndërsa ndalohej bashkëjetesa e një burri dhe e një gruaje që bënin pjesë në të njëjtin grup të fisit. Martesë e përzier martesë ndërmjet dy njerëzve të racave të ndryshme.
  • 2. Dasmë. Ftesë (lajmërim) për martesë. Dita (nata) e martesës. Shkoi në një martesë.