marrëzi

Nga Wiktionary

MARRËZI f.

  • 1. vet. nj. Të qenët i marrë; gjendja e një njeriu të marrë; çmenduri. Kaloi në marrëzi. E ka nga marrëzia.
  • 2. Sjellje, veprim ose fjalë prej të çmenduri; diçka në kundërshtim të plotë me arsyen e shëndoshë, çmenduri; budallallëk. Flet (thotë) marrëzi. Qeshën me marrëzitë e tij. Hoqi dorë nga marrëzitë. Shikoni mos bëjë ndonjë marrëzi! Ishte një marrëzi e zakonshme.
  • E ka një damar (një dell) marrëzie (marrie) shih te DAMAR,~I.