mallkoj

Nga Wiktionary

MALLKOJ kal.

  • 1. Them për dikë fjalë të rënda, duke besuar se ato i ndjellin fatkeqësi a mjerim, shfaq dëshirën që dikë a diçka ta gjejë një e keqe e madhe, nëm (sipas paragjykimeve e besimeve të kota); kund. bekoj. E mallkoi e ëma (i ati). E mallkoi rëndë. Mos e mallko djalin!
  • 2. lart. Dënoj rëndë e me gjithë shpirt dikë që më ka bërë një të keqe të madhe dhe që dua ta shoh të shkatërruar e të asgjësuar. Mallkuam armiqtë (pushtuesit e huaj). Mallkuam tradhtarët (xhelatët e popullit, shtypësit, gjakpirësit).
  • 3. fet. E quaj diçka jashtë udhës së fesë, e quaj punë të djallit dhe i jap dënimin e perëndisë; e shkishëroj (sipas paragjykimeve e rregullave fetare). Kisha mallkonte heretikët. Dhespoti mallkoi shkronjat shqipe.
  • 4. bised. Shfaq hidhërim e pendim të thellë për diçka. Mallkonte veten. Mallkonte ditën që lindi.