majmun

Nga Wiktionary

MAJMUN m. zool.

  • 1. Kafshë gjitare shumë e ngjashme me njeriun, që rron në pyjet tropikale dhe që dy këmbët e para i ka më të gjata e mund t'i përdorë si duar. Këlysh majmuni. Kafaz majmuni. E kishte fytyrën si të majmunit. Kërcen (ngërdheshet) si majmun. Njeriu rrjedh nga majmuni.
  • 2. bised., keq. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë; njeri me qime të gjata e të dendura, njeri leshtor.
  • 3. bised., mospërf. Njeri që vepron e sillet duke imituar të tjerët; ai që ngërdheshet e përdridhet shumë. Ik, mor majmun!
  • 4. bised., përk. Fëmijë i vogël e çamarrok.