maj

Nga Wiktionary

MAJ I m.

  • Muaji i pestë i vitit, që vjen pas prillit. Festa e Një Majit. Lulet e majit.
  • Si bora në maj shih te BOR/Ë,~A. Nuk ka kokë dëbora në maj fj. u. nuk qëndron gjatë, shkrin shpejt. Shkëndijat (shkëndijëzat) dalin në maj fj. u. shih te SHKËNDIJ/Ë,~A. Zinin majin vjet., etnogr. ngriheshin herët ditën e një majit dhe dilnin në natyrë për të festuar ardhjen e muajit të luleve (sipas një zakoni të vjetër popullor). Lule maji bot. shih te LUL/E,~JA. Zhuzhaku i majit zool. shih te ZHUZHAK,~U.


MAJ II m.

  • 1. Çekan i madh që e përdor farkëtari për të rrahur hekurin; vare hekuri. Maji i kovaçit. Maj për të thyer gurët.
  • 2. Vare druri; tokmak; kopan. Maj samarxhinjsh. Majat e dërstilës. Maj për të rrahur rrobat. Thyejnë plisat me maj. E rrahin gjineshtrën me maj.