mësimor

Nga Wiktionary

MËSIMOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me mësimin ose me dhënien e mësimit; që i përket mësimit, i mësimit; që merret me mësimin dhe me dhënien e tij. Plani (programi, procesi) mësimor. Puna (praktika) mësimore. Viti mësimor. Ngarkesa mësimore. Lënda mësimore. Dega mësimore.
  • 2. Që bëhet ose që përdoret për të mësuar, që shërben si mjet për të mësuar. Mjete mësimore. Tekstet mësimore. Fishek mësimor. usht. Predhë mësimore. usht. Makinë mësimore. Punishtet mësimore. Kopshti mësimor. Stërvitje mësimore. Shëtitje mësimore.
  • 3. Që jep mësim, mësimdhënës. Trupi (personeli, kuadri, kolektivi) mësimor. Punonjësit mësimore.