mëngjes

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

mëngjes m.

  1. Fillimi i ditës, koha pak përpara e pas lindjes së diellit; pjesa e parë e ditës, koha që kur gdhihet e deri në mesditë, paradrekja; kund. mbrëmje. Mëngjes i bukur (i kthjellët, i vrenjtur, i ftohtë). Mëngjes janari (vere). Era (vesa, mjegulla) e mëngjesit. Drita e mëngjesit. Gjumi i mëngjesit. Gjimnastika e mëngjesit. Në orën pesë të mëngjesit. Sot (nesër) në mëngjes. Në mëngjes herët (vonë). Nga mëngjesi deri në mbrëmje gjithë ditën. Mëngjes për mëngjes çdo mëngjes. Ngrihem në mëngjes.
  2. Ushqimi që hahet në këtë kohë të ditës; të ngrënët në këtë kohë; sillë. Ha mëngjesin. Pas mëngjesit u ngrit e shkoi.
  • Në një mëngjes të bukur një ditë në mëngjes, dikur papritur e pa kujtuar. Matet me hijen (me diellin) e mëngjesit (e mbrëmjes) keq. e vlerëson veten më shumë se sa është në të vërtetë, është mendjemadh, e mburr veten e nënvlerëson të tjerët. U zhduk (humbi, shkriu) si vesa e mëngjesit (si vesa në diell) shih te VES/Ë,~A. Dielli duket (shihet) që në mëngjes (që kur lind) fj. u. shih te DIELL,~I. Dita e mirë (moti i mirë) duket që në mëngjes fj. u. vlerat, anët e mira të dikujt a të diçkaje duken që në fillim, se si do të jetë dikush a diçka duket që në krye. Ç'pështyn në mëngjes, e lëpin në darkë shih te LËPIJ. Lule mëngjesi bot. shih te LUL/E,~JA. Ylli i Mëngjesit astr. shih tek YLL,~I 1.

Në gjuhët tjera[redaktoni]