lugat

Nga Wiktionary

LUGAT m.

  • 1. mit. Figurë e besimeve të kota, që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit. Thoshin se u bë (doli) lugat. E hëngërt lugati! mallk., vjet. Ha si lugat ha shumë, s'ka të ngopur. Vishet si lugat. Sillet si lugat.
  • 2. fig. keq. Njeri shumë i shëmtuar në pamje, që u kall tmerrin njerëzve; njeri i keq, që u bën dëm të tjerëve.
  • Bisht lugati thjeshtligj. ters, keq. Vampiri e njeh lugatin fj. u. shih te VAMPIR,~I. Gjemb lugati bot. shih te GJEMB,~I.