luftë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LUFTË f.

  • 1. Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve që ndeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim. Luftë e drejtë (revolucionare, çlirimtare). Luftë popullore (partizane). Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë (imperialiste, pushtuese, grabitqare, shkatërrimtare). Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta Nacional çlirimtare e popullit shqiptar. Ligjet e luftës. Anije lufte. Rob lufte. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U bë luftë. Bëri luftë luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhen në gjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyri në luftë. Ka marrë pjesë në luftë.
  • 2. Ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet sistemesh, klasash, grupesh shoqërore a partish kundërshtare; veprimtari goditëse që organizohet e zhvillohet nga një klasë, nga një parti, nga një sistem shoqëror etj. për të mposhtur e për të asgjësuar palën kundërshtare, veprimtarinë e saj dhe gjithçka që i shërben asaj. Luftë politike (ideologjike, ekonomike, diplomatike). Luftë e nxehtë luftë me armë. Luftë e ftohtë luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. (pa armë). Luftë parimore. Lufta e klasave. Lufta ndërmjet dy sistemesh. Lufta kundër imperializmit. Lufta kundër armiqve të revolucionit (kundër armiqve të klasës). Lufta ndërmjet punës e kapitalit (ndërmjet proletariatit e borgjezisë).
  • 3. Përpjekje këmbëngulëse për të mënjanuar a parandaluar, për të çrrënjosur a për të asgjësuar diçka të dëmshme ose për të kapërcyer pasojat e rënda të diçkaje. Lufta kundër fesë (kundër zakoneve prapanike). Lufta kundër ndikimeve të ideologjisë borgjeze (kundër shfaqjeve të huaja, kundër burokratizmit, individualizmit, indiferentizmit e liberalizmit). Lufta kundër dëmtuesve të bimëve. Lufta kundër sëmundjeve ngjitëse (kundër malaries). Lufta kundër vërshimeve të lumenjve (kundër gërryerjes së tokës, kundër thatësirës). Lufta kundër pasojave të tërmetit.
  • 4. Ballafaqim e ndeshje ndërmjet dy mendimesh, pikëpamjesh, ndjenjash, qëndrimesh, prirjesh, shfaqjesh etj. që janë të papajtueshme. Luftë e brendshme. Luftë mendimesh (ndjenjash). Lufta e të kundërtave. Lufta e së mirës me të keqen (me të ligën). Lufta e së resë me të vjetrën.
  • 5. Përpjekje e madhe, këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t'ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Lufta për liri e pavarësi. Lufta për drejtësi shoqërore. Lufta për ndërtimin e socializmit. Lufta për fitoren e së resë. Lufta për shtimin e prodhimit (për sigurimin e bukës në vend). E arriti me luftë. Zhvilluan luftë të ashpër sportive. sport. Në luftë me...
  • 6. bised. Përleshje trup me trup ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose kafshëve, luftim. Është i fortë në luftën trup me trup.
  • Në vijën e parë të luftës (të zjarrit) shih te VIJ/Ë,~A.