llaf

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LLAF m. bised.

  • 1. Fjalë. Llafe të kota (boshe). Llaf pas llafi. Një llaf goje. Bëri llafe me dikë u fjalos, bisedoi; u grind me fjalë. Ka shumë llafe. Ka një llaf me dikë. Lëri llafet! E bënë me llaf.
  • 2. Muhabet; bisedë. Zuri llaf (ra në llaf) me dikë. I jepte llaf dikujt. I hyri në llaf dikujt hyri në muhabet, e kuptoi ku e kishte fjalën. Ngas llafin. Që ta ngas llafin (fjalën) ... meqë e solli muhabeti... E mbajti me llafe (me fjalë) dikë i premtoi diçka me fjalë, por nuk ia zgjidhi punën.
  • 3. vet. Thashetheme; shpifje. Merret me llafe. Janë llafe. Ka llafe për të. Mos i dëgjo llafet e botës!
  • Çan llafe shih te ÇAJ. E fsheh llafin shih te FSHEH. Pikë llaf! shih te PIK/Ë,~A.