litar

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LITAR m.

  • 1. Tufë fijesh kërpi, liri, zhuke etj., të përdredhura së bashku në një fill të vetëm të trashë, i cili përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka etj.; tërkuzë, konop. Litar i linjtë. Litar zhuke (çeliku). Litari i pusit (i samarit). Tërheqje litari. sport. Lidh me litar. Kërcej me litar. E varën në litar. E shpunë (e çuan, e dërguan) në litar e dënuan me varje. E shkuan (e vunë) në litar e varën.
  • 2. fig. Diçka e gjatë a e zgjatur; varg i gjatë, vargan. Litar uji. Bie shi me litarë bie shumë shi. Një litar njerëz.
  • 3. Masë gjatësie rreth dhjetë-dymbëdhjetë metra ose shtatë-tetë pashë. Një litar kali larg. U ngrit dielli një litar. Arritën me një litar diell.
  • 4. përd. ndajf. Me pika të trasha, të dendura dhe pa ndërprerje, me rrëshekë. Shiu binte litar.
  • 5. përd. ndajf. Shumë. Dita është litar e gjatë kur s'ke punë.
  • E bëri litar (tërkuzë, pallamar) shih tek TËRKUZ/Ë,~A. I hurit e i litarit shih te HU,~RI. I lëshoi litar dikujt shih te LËSHOJ. E luajti në litar dikë e talli, e vuri në lojë. Iu mblodh (iu shkurtua) litari (laku) shih te MBLIDHEM. Ia preu litarin dikujt e shpëtoi nga një gjendje shumë e vështirë, ia zgjidhi një hall të madh që kishte. Nuk e duron litarin në fyt nuk i nënshtrohet dikujt; nuk e duron zgjedhën e huaj. I hodhi (i vuri) litarin (lakun) në fyt (në grykë, në qafë) dikujt shih te LAK,~U. Është me litar në grykë dikush shih te GRYK/Ë, ~A. E kishte litarin (lakun, thikën) në fyt (në grykë) shih te LAK,~U. Iu shtrëngua litari për gryke (në fyt) dikujt po i vjen fundi. I ka litarët nëpër këmbë është i zënë me punë e s'ka mbaruar ende, nuk ka shpëtuar ende nga një barrë që ka pasur. Të lëshon litarin nëpër këmbë të nxjerr ngatërresa a pengesa në një punë. Kërkon litar prej rëre (prej kumi) shih te RËR/Ë,~A. I lë litarët zvarrë e zvarrit punën, nuk kujdeset si duhet e vazhdimisht për të plotësuar diçka, nuk i bie punës prapa. Nuk e vë qafën në litar nuk i nënshtrohet dikujt; nuk e duron zgjedhën e huaj. Nuk drejtohet litari (tërkuza, konopi) në thes fj.u. shih te THES, ~I. Koha s'lidhet me litar fj. u. shih te LIDHEM. Mos hyr në pus me litarin e botës! fj. u. shih te PUS,~I. Kur s'ke shkallën, merr litarin! (është i mirë edhe litari)! fj. u. shih te SHKALL/Ë,~A. Në shtëpinë e të varurit nuk e zënë në gojë litarin fj.u. shih te VARUR (i, e).