ligjërues

Nga Wiktionary

LIGJËRUES I m.

  • 1. Folës; gojëtar.
  • 2. Ai që lexon ose e thotë përmendësh e bukur një pjesë artistike, recitues; vjet. lexues. Ligjërues i zoti. Ligjëruesit e gazetës.
  • 3. Ai që mban një ligjëratë a fjalim përpara një grupi të madh dëgjuesish.


LIGJËRUES II m.

  • Ligjvënës. Është pasur parasysh nga ligjëruesit.


LIGJËRUES mb.

  • 1. Që këndon a cicëron bukur, këngëtar (për disa zogj). Zogjtë ligjërues.
  • 2. gjuh. Që ka të bëjë me ligjërimin, i ligjërimit. Veprimtaria ligjëruese të folurit.