letër

Nga Wiktionary

LETËR f.

  • 1. vet. nj. Lëndë që nxirret nga përpunimi i drurit, i kashtës etj. dhe që përgatitet e përdoret zakonisht në trajtën e një flete të hollë; edhe fletë e hollë prej kësaj lënde, me përmasa e ngjyra të ndryshme, që përdoret për të shkruar, për të vizatuar a për të shtypur në të, për të mbështjellë diçka me të etj. Letër e bardhë (e hollë, e trashë, e tejdukshme, e ndritshme). Letër thithëse. Letër higjienike. Letër shkrimi (vizatmi). Letër shtypi. Letër cigareje. Letër me ngjyra. Letër për mbështjellje. Brumë letre. Një fletë (një copë, një tabak) letër. Rrip letre. Qeskë (prej) letre. Kapëse letrash. Kosh letrash. Fabrika e letrës. Palos (pres) letrën.
  • 2. Fletë nga kjo lëndë, e lyer me diçka, që përdoret për nevoja të ndryshme; fletë e hollë prej ndonjë lënde tjetër, që përdoret në industri për të mbuluar, për të veshur ose për të bërë sende të ndryshme. Letër ngjitëse (mizash). Letër dylli. Letër vaji. Letër karboni (kopjative). Letër bitumi. Letër smerili (zumparaje). Letër alumini. Letër zbukurimi.
  • 3. Fletë nga kjo lëndë, ku shkruajmë diçka dhe ia dërgojmë dikujt larg nesh; teksti i shkruar në një fletë të tillë. Letër familjare (private, zyrtare, përcjellëse, shoqëruese). Letër e porositur (e thjeshtë). Letër urimi (përshëndetjeje, falënderimi, ngushëllimi, dashurie). I shkroi (i dërgoi) një letër. Mori letër. Lexonte letrën e nënës.
  • 4. Secila nga fletët e trasha në trajtë katërkëndëshi e me numra e me figura në ngjyrë të kuqe e të zezë, me të cilat luajnë bixhoz; loja me këto fletë. Letra bixhozi. Letër spathi. Hodhi (tërhoqi) një letër. Luanin (me) letra.
  • 5. Dokument zyrtar i shkruar ose i shtypur që shërben si dëshmi për diçka; dokument zyrtar që i dërgohet një njeriu ose një qendre zyrtare për ta njoftuar për diçka. Letra kredenciale. dipl. Letër diplomatike. zyrt. Letër thirrjeje. Letër njoftimi letërnjoftim.
  • 6. vet. libr., vjet. Letërsi. Fakulteti i letrave.
  • I fsheh (i mbulon) letrat shih te FSHEH. I hapi (i zbuloi) letrat (kartat) shih te HAP. Kështjellë (kala) prej letre (prej karte) keq. shih te KËSHTJELLË,~A. Letër (pusullë) bakalli keq. shih te BAKALL,~I. Letër (kartë) e djegur shih te DJEGUR (i, e). Letër e hapur shih te HAPUR (i, e). Me letra (me karta) të hapura shih te HAPUR (i,e). Letër e vdekur libr. shih te VDEKUR (i, e). E la në letër diçka libr. nuk e bëri a nuk e përfundo një punë. Mbeti në letër diçka u tha me fjalë diçka a u shkrua në një vendim, por nuk u bë, nuk u zgjidh, nuk u vu në jetë. Ia ngatërroi letrat dikujt shih te NGATËRROJ. I kanë rënë letrat në ujë dikujt shih tek UJ/Ë, ~I. Iu dogjën letrat (kartat) ndër (në) duar dikujt shih te DIGJEM. Ia dogji letrat (kartat) në dorë dikujt shih te DJEG. T'i këndon (t'i lexon) letrat (kartat) në xhep shih te XHEP,~I. Luaj (hedh, përdor) letrën (kartën, gurin, zarin) e fundit shih te FUNDIT (i, e). Letër qarkore qarkore. Letra me vlerë fin. kambiale, obligacione etj., që kanë një vlerë të caktuar në para. Lule letre bot. shih te LUL/E, ~JA.