lëpij

Nga Wiktionary

LËPIJ kal.

  • 1. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje; lëmoj a fshij me gjuhë dikë a diçka; ha diçka duke e marrë me llapën e gjuhës nga një enë etj. Lëpinte buzët (gishtat). Lëpiu lugën (pjatën). Lëpiu akulloren. E lëpiu me gjuhë. Macja lëpin këlyshët. Lopa lëpin viçin.
  • 2. vet. veta III. Shkon mbi sipërfaqen e diçkaje; rrjedh mbi sipërfaqen e një sendi. Flaka lëpinte oxhakun. Lumi lëpinte brigjet.
  • 3. I kreh e i shtroj mirë pas kokës (për flokët); e bëj shumë të lëmuar e të butë sipërfaqen e diçkaje. I kishte lëpirë flokët. E kanë lëpirë bagëtitë gjollën. E lëpiu bishtin e sëpatës.
  • 4. fig. keq. E tërheq a e marr prapa diçka jo të mirë që kam thënë më parë. E detyruan t'i lëpinte shpifjet (trillimet) që kishte bërë.
  • Lëpin (lan) buzët bëhet gati për të ngrënë diçka që i pëlqen; mprihet për të shtënë në dorë diçka që e dëshiron shumë ose për të marrë pjesë në diçka që i sjell kënaqësi a përfitime. E lau dhe e lëpiu dikë shih te LAJ. E ka lëpirë lopa
  • a) shak. është pispillosur;
  • b) keq. është i pacipë, s'ka turp fare. I lëpin (i puth) këmbët (çizmet) dikujt keq. përulet shumë para dikujt, i bëhet lepitkë dikujt, i bëhet baltë. E ka lëpirë miu dikë është katandisur si mos më keq, ka mbaruar me të tëra, e ka marrë lumi. Lëpin sahanët (çanakët) e dikujt keq. i shërben verbërisht e me përulësi dikujt, rron me lëmoshën e tij dhe bën çfarë të kërkojë ai. Është për të lëpirë gishtat është shumë i mirë e i shijshëm (zakonisht për një ushqim). Është për ta lëpirë me gjuhë është shumë i pastër. Lëpin kockat e hedhura është i gatshëm për çdo lloj përfitimi vetjak e të çastit, e ul veten edhe për gjërat më të vogla. Ia ka lëpirë lopa tratë (mendtë) dikujt tall. nuk ka mend në kokë, është budalla. Lëpijnë çibanët (plagët) e njëri-tjetrit keq. mbulojnë të metat e njëri-tjetrit. Lëpin atë që pështyn (lëpin aty ku pështyn) i merr prapë me turp ato që ka thënë një herë, pranon se ka bërë shpifje e ka thënë gjëra të paqena. Lëpi mjaltin po mos e ha gishtin! fj. u. shih te MJALT/Ë, ~I. Ç'pështyn në mëngjes, e lëpin në darkë është njeri i ulët, pa karakter e pa parime, që i ka shpifjet e trillimet në majë të gjuhës, është i pacipë e i paturp. Ditën të lëpin këmbët, natën të ngul dhëmbët është lajkatar i pabesë që të fut thikën pas shpine.