kur

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KUR

I. ndajf.

  • 1. Në ç'kohë, në cilin çast (përdoret në fillim të fjalive pyetëse të drejta ose retorike, nganjëherë e shoqëruar edhe me parafjalë). Kur iku? Kur të tha? Kur e pe? Kur ishe? Kur do të vijë? Kur do të nisesh? Kur fillon punën? Kur e merr lejen? Kur do të bëhet mbledhja? Kur do të hamë drekën? E kur u jemi trembur ndonjëherë armiqve? Për kur e lamë? Deri kur do të vijosh kështu?
  • 2. Në çfarë kohe (dite, muaji etj.), në cilin çast (përdoret në fjali pyetëse të zhdrejta, nganjëherë e shoqëruar edhe me lidhëzën se). E di që ka ndodhur, por nuk e di kur. Na thuaj, kur do të vijë ai. Le të vijë kur të dojë. E kam dëgjuar, nuk më kujtohet se kur. S'na the se kur ka ndodhur kjo. S'ka rëndësi se kur. Ja se kur është koha më e përshtatshme.
  • 3. Përdoret e përsëritur në kuptimin lidhëzor «herë ... herë, njëherë ... njëherë». Kur mirë e kur keq. Vinin kur njëri, kur tjetri. Sillnin kur raki e kur verë. Shkonte kur andej e kur këtej.

II. lidh.

  • 1. Përdoret përpara një fjalie të varur kohore për të treguar se veprimi i fjalisë kryesore është tërësisht a pjesërisht i njëkohshëm me atë të fjalisë së varur ose vjen pas veprimit të fjalisë së varur, me kuptimin «në kohën që ..., në atë çast që ...; në të njëjtën kohë që...». Kur hahen qentë, i ha ujku dhentë. fj. u. Kur vdiq Skënderbeu, i biri ishte fare i ri. Do të çlodhemi, kur të arrijmë në vend. Kur ishte në fshat, merrej me bujqësi. Edhe kur të jem plak, pushkën s'do ta lëshoj nga dora.
  • 2. Përdoret në fillim të fjalisë kohore që kundërvihet me fjalinë kryesore nga përmbajtja, me kuptimin «sa herë që ..., çdo herë që ... ». Kur një kovë ngjitet lart, tjetra zbret poshtë. Kur njëri thoshte po, tjetri thoshte jo.
  • 3. Përdoret për të lidhur një fjali kryesore me një fjali tjetër të varur, e cila tregon një veprim që kryhet pa përfunduar një tjetër ose para se të kryhet veprimi që ka ndër mend vepruesi, një veprim që ndërpret papritur një veprim tjetër etj. S'kishte bërë as dhjetë hapa, kur e thirrën të kthehej. Ende nuk e kisha mbaruar fjalën, kur u dëgjua zëri i tij. Ishim bërë gati të niseshim, kur papritur ia krisi shiu.
  • 4. Përdoret për të lidhur fjalitë e varura që shprehin marrëdhënie kohore të shoqëruara me ngjyrime kushti, shkaku, qëllimi a rezultati. I erdhi keq, kur e pa në atë ditë. Kur s'ke shok, pyet shkopin. fj. u. Kur s'ke gunën, shtro kësulën. fj. u. Kur qeshte, i hipte një i kuq i lehtë në fytyrë. Zemra i dridhej, kur kujtonte vendlindjen. Mulliri bluan, kur ka ujë. fj. u. Kur s'i flet njeri, pse të mos bëjë ashtu ai. Ka të drejtë ai, kur e qasëm ne ... iron.
  • 5. përd. pj. bised. Përdoret në fjalitë thirrmore, kur shprehin një ndjenjë të fortë, habi etj. Kur u bë dhe ai! Kur e pranuan edhe atë!
  • Kur e kur
  • a) herë pas here, kohë pas kohe; shpeshherë;
  • b) shumë kohë më parë. Që kur... (qysh kur...) lidh. përdoret përpara fjalive të varura kohore për të treguar zakonisht pikënisjen e një veprimi a të një gjendjeje; që ditën që, qëkurse. Kur e tek shumë rrallë, rrallë e tek.