kunj

Nga Wiktionary

kunj m.

  1. Copë druri a metali, në trajtën e një shkopi të vogël me majë të holluar e të mprehtë, që përdoret për të shpuar ose që ngulet diku për të varur në të diçka, për të mbyllur një vrimë etj. Kunj druri (hekuri). Kunj për të mbjellë fidanë. Ngul kunjin. Vari pushkën në kunj. Vë kunjat në tokë. Nuk mban kunji.
  2. bised. Fije shkrepëseje.
  3. kryes. Dhëmballët e kalit.
  4. fig. Fjalë thumbuese a ngacmuese me nënkuptim thumb. Fliste me kunja. Ia futi një kunj.
  5. përd. ndajf. thjeshtligj. Në këmbë, si qiri; pa lëvizur e si i shastisur (për njerëz). Rrinte kunj.
  • I mbeti kunj i mbeti si një merak i madh, i mbeti gozhdë, i mbeti peng. Mpreh kunja kot bën punë të padobishme, lodhet kot. Sillet nga sillet, bie në kunj e lidhet ngado që të shkojë, njeriu përsëri në shtëpi të tij do të mblidhet.